Real Madridi ka lënë pas humbjen ndaj Lille në Ligën e Kampionëve dhe i është rikthyer fitoreve në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan 2:0 në shtëpi ndaj Villarrealit, në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.
Fede Valverde kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të me një gol të bukur nga distanca.
E Vinicius Junior shënoi për 2:0 në minutën e 73-të të takimit.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Barcelona që luan nesër.
Në anën tjetër, Villarreal mbetet përkohësisht i treti me 17 pikë gjithsej.