Jonathan David po kalon sezonin e tij të tretë te Lille, por duket që do të jetë edhe i fundit te klubi francez.
Sulmuesi kanadez ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë edicion, duke qenë lojtari kryesor i skuadrës franceze me gola e asistime.
Por pas tij janë vënë top skuadrat evropiane si Real Madrid, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munich.
Por e përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se Los Blancos janë favoriti kryesor për të nënshkruar me kanadezin, pasi e shohin si zëvendësimin perfekt të Karim Benzemas,
Thuajse gjithë lojtarët e transferuar nga Ligue 1 në Santiago Bernabeu kanë pasur paraiqtje të shkëlqyera dhe David pritet të jetë i radhës që do ta bëj këtë hap.
Los Blancos pritet të hapin së shpejti bisedimet me Lillen për transferimin e David, të cilit do t’i besohet një fanellë titullari pas dy viteve, pasi Karim Benzema ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
23-vjeçari në 33 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe Kupës së Francës ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Lille është gati ta shes yllin e sulmit vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 70 milionë euro, pasi në vitin 2020 kishin shpenzuar 27 milionë për ta sjell kanadezin nga klubi belg Gent.