Site icon PrishtinaPress

Real Madridi e huazon sërish Vallejon te Granada

Jesus Vallejo është rikthyer sërish te Granada, në formë huazimi nga Real Madridi.

Mbrojtësi spanjoll, i cili nuk po ia del të mposht konkurrencën, do të jetë i huazuar te klubi i rikthyer në La Liga për sezonin 2022/23.

Në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni i blerjes.

Duke marrë parasysh opsionet në mbrojtje, Real Madridi do të shpresojë se Vallejo mund të rrisë vlerën e tij pas këtij huazimi, pasi vera e ardhshme do të jetë mundësia e fundit që mund të kenë për ta shitur.

26-vjeçari me “Los Blancos” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Vallejo nisi karrierën te Real Zaragoza, teksa te Real Madridi u transferua në vitin 2015. 

Ai mbeti i huazuar për një sezon tjetër te Zaragoza, teksa në formë huazimi luajti edhe te Eintracht Frankfurti e Wolvesi.

Exit mobile version