Real Madridi regjistroi fitoren në miqësoren ndaj Milanit, në kuadër të turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rose Bowl” përfundoi me rezultatin 2:3.
“Rossonerët” krijuan fillimisht epërsi të dyfishtë, me golat e Fikayo Tomori (25′) dhe Luka Romero (42′).
“Los Blancos” ia dolën të barazojnë shifrat në pjesën e dytë përmes Fede Valverdes (57′, 59′), që shënoi dy herë për dy minuta.
Golin e fitores për madrilenët e shënoi Vinicius Junior (84′).
Real Madridi miqësoren e radhës do ta zhvillojë ndaj Manchester Unitedit, kurse Milani për kundërshtar do të ketë Juventusin.