Reali i Madridit dhe Chelsea janë në “luftë” njëra me tjetrën, për ta siguruar trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri.
Dy klubet po përballen me krizë të rezultateve, e si shkas i këtij dështimi duket të jenë trajnerët, Zidane te Madridi, Conte te ekipi londinez.
Prandaj, dy ekipet e njohura europiane janë duke hulumtuar për trajnerin e ri. Mediat e ndryshme europiane shkruajnë se Chelsea dhe Reali janë duke kërkuar trajnerin e njëjtë.
Pra, 59-vjeçarin nga Italia i cili është pjesë e Napolit që nga viti 2015. Kujtojmë se Sarri sezonin 2016/17 u shpall trajneri i vitit në Itali.