Kampioni i botës, Real Madridi vazhdon të kërkojë shërbimet e Kylian Mbappe.
Pavarësisht që në dy raste Mbappe refuzoi t’i bashkohej Realit, ‘Mbretërit’ vazhdojnë të ëndërrojnë për të marrë shërbimet e 23 vjeçarit.
Sipas një raporti nga gazeta spanjolle ‘AS’, gjigantët evropian duan të joshin lojtarin e PSG-së dhe t’i japin përparësi ndaj Erling Haaland.
Megjithatë, ‘Los Blancos’ dëshirojnë të presë që kontrata e tij të përfundojë në vitin 2025 dhe janë të gatshëm ta nënshkruajnë atë vetëm në një transferim të lirë.
Mbetet të shihet nëse do ndodhë lëvizja e shumëpritur e francezit drejt ‘Santiago Bernabeu’.