‘Mundo Deportivo’ ka publikuar formacionet e mundshme për finalen e Superkupës së Evropës
Dy skuadrat spanjolle, Real Madrid e Sevilla, do të luftojnë sonte për trofeun e parë të sezonit, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 20:45.
Sevilla hyn këtë ndeshje me shumë lojtar të rinj që kanë transferuar gjatë kësaj vere, derisa Real Madridi e nis këtë sfidë i përgjysmuar.
Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Toni Kroos, Pepe e Keylor Navas edhe zyrtarisht janë jashtë kësaj sfidoje, derisa Isco e Carvajal kanë frikësuar paksa Zidanin në stërvitjen e fundit me goditjet që kanë marrë, por duket se ata do të luajnë, përcjell Gazeta Express.
Ja formacionet e mundshme për këtë finale:
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/reali-formacionet_1470730221-5116708.png)