Michael Laudrup kishte marr ofertë nga Real Madridi pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, mirëpo ai kishte refuzuar madje edhe bisedimet.
Ish-trajneri i Swanseas, që aktualisht është pa skuadër, nuk dëshiron të rikthehet në futboll deri në verën e vitit 2019, përcjell “lajmi.net”.
Kështu, Laudrup ka vendosur të pushoj për disa muaj, në mënyrë që ta marr nga fillimi një skuadër.
Kujtojmë se në të kaluarën, Michael Laudrup ishte pjesë e skuadrës së Real Madridit dhe Barcelonës.