Real Madrid duket se nuk do të ndalet me transferime në këtë afat kalimtar të janarit.
Pasi e transferoi Brahim Diazin nga Manchester City, Real Madrid po e kërkon edhe një lojtar në këtë afat.
Madrilenët duan tani ta transferojnë një mbrojtës, ku tashmë e kanë një shënjestër, përcjell prishtinapress.eu
Real Madridi dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Malagas, Jose Martinez Lopez.
17-vjeçari i ka bërë me dije skuadrës së tij aktuale se e dëshiron kalimin në ‘Santiago Bernabeu’, andaj marrëveshja është shumë afër të arrihet.
Malaga e di se nuk mund t’i bëjë ballë ofertës së madrilenëve, andaj do ta shesin e atë qysh në fillim të javës së ardhshme.
Chechu thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, ndërsa tani mbetet marrëveshja vetëm në mes të dy klubeve.