Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është mjaft i shqetësuar pas stërvitjes së sotme të ekipit.
Karim Benzema, Rodrygo Goes e David Alaba nuk ushtruan as sot dhe mungesa e tyre ndaj Getafes në fundjavë është e sigurt.
Ata kanë shqetësime të vogla, por “Los Blancos” shpresojnë t’i kenë në dispozicion për ndeshjen e së mërkurës së ardhshme kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Më shqetësuese është gjendja e Topit të Artë, Benzema, por që francezi do të mundohet t’i shtrëngojë dhëmbët dhe të jetë gati për sfidën e “Etihad Stadium”, e cila do ta përcaktojë nëse Reali do të shkojë në finalen e Stambollit apo jo.
Ndërkohë, prezentë në stërvitjen e sotme ishin Ferland Mendy dhe Dani Ceballos, të cilët ushtruan me ritmin e njëjtë të grupit të futbollistëve të tjerë.
Edhe lojtarët që nuk ushtruan dje, Dani Carvajal e Toni Kroos, u rikthyen sot në stërvitje.
Ancelotti shpreson t’i ketë krejt lojtarët në dispozicion për sfidën me “Citizens”, ku Reali synon të fitojë pas barazimit që e regjistroi në shtëpi këtë javë, 1:1..