1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Real Madrid, fabrika e trajnerëve të futbollin kinez

Me kalimin e Bernd Schuster te Dailian Yifang tashmë janë bërë gjashtë ish-trajnerë të Real Madrid që janë transferuar në Super League Kineze.

Gjysma e 12 trajnerëve të fundit të Los Blancos kanë nënshkruar për skuadrat e kategorisë së parë ose të dytë kineze, si dhe me përfaqësuesen e Kinës.

Nga tetë trajnerët që janë ulur në stolin e Real nga 2004 deri në 2010, vetëm mariano Garcia Remon dhe Juande Ramos nuk kanë shkuar në Azi.

Nëse ndjekim rregullin kronologjik të mbërritjes së tyre në Kinë, kjo është lista e ish-trajnerëve të Real që kanë vazhduar karrierën në Kinë.

Jose Antonio Camacho: Përfaqësuesja Kineze (13 gusht 2011)

Shtatë vite pas shkarkimit të tij nga Madrid ai u ul në stolin e Kinës, por është shkarkuar pas dy viteve pas humbjes së turpshme 5-1 nga Tajlanda.

Radomir Antic: Shandong Luneng (25 dhjetor, 2012) dhe Hebei Zhongji (27 janar, 2015)

Antic u transferua në Kinë një vit pas u shkarkua nga Real Madrid dhe nënshkroi me Hebei Zhongji – aktualisht e quajtur Hebei China Fortune. Serbi nuk arriti të kishte sukses te klubi dhe si pasojë u shkarkua.

Vanderlei Luxemburgo: Tianjin Quanjian (23 shtator, 2015)

Pasi trajnoi disa klube në Brazil pas shkarkimit nga Real Madrid, ai u transferua te Tianjin Quanjian, por megjithëse kaloi një sezon të parë të mirë, një seri negative e shtatë ndeshjeve pa humbje bëri që ai të shkarkohej dhe vendin e tij e zuri Fabio Cannavaro.

Manuel Pellegrini: Hebei China Fortune (27 gusht, 2016)

Pasi e shkarkoi Real Madrid, trajneri kaloi disa sezone te Malaga dhe Manchester City përpara se zë nënshkruante për Hebei China Fortunte.

Juan Ramon Lopez Caro: Dalian Yifang (29 nëntor, 2016)

Pas largimit nga Real, ai kaloi disa vite në vende të ndryshe si Levante, Celta Vigo, Rumani, Arabi Saudite dhe Oman. Destinacioni i tij i radhës ishte Dalian Yifang, ku arriti të kishte sukses në sezonin e parë por u largua pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

Fabio Capello: Jiangsu Suning (11 qershor, 2017)

Marrëdhënia e tij e keqe me disa prej yjeve bëri që ai të largohej nga Anglia dhe Rusia. Tani ai ka pranuar ofertën e Juangsu Suning. Në moshën 71-vjeçare, ai vazhdon të jetë në stolin e kinezëve.

Bernd Schuster: Dalian Ying (19 mars, 2018)

Pas largimit nga Real Madrid, ai kaloi disa sezone te Besiktas dhe Malaga përpara se të bënte një pushim katërvjeçar. Më pas u rikthye te Dalian.

Alberto Toril: Guangzzhou Evergrande (2 mars, 2018)

Ai u largua nga Real në 2012/13 dhe pas një periudhe te Elche në 2016/17, ai u tranfsrua në Kinë për të trajnuar rezervat e Guangzhou.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img