4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Real Madrid, “ABC” në vend të “BBC”

Alvaro Morata është ringjallur në Madrid. Ylli spanjoll i dha fund aventurës së suksesshme me Juventusin dhe vendosi të vazhdojë karrierën e tij me Realin. Në tempullin “Bernabeu”, ai i ka vënë qëllim vetes të jetë pjesë integrale e “galaktikëve” dhe duket se ia ka arritur qëllimit.
Në ndeshjen e parë të sezonit në kampionat, trajneri Zinedin Zidan ia gjeti vendin në formacion kundër Real Sociedadit. 23- vjeçari ka formuar tredhëmbëshin sulmues me Bale dhe Asension.
Alvaro, Asensio në vend të Kristiano dhe Benzema, ndërsa Bale vazhdon të jetë epiqendër dhe i pathyeshëm si nga ana sportive dhe fizike. Francezi dhe portugezi janë të dëmtuar, por ndaj Sociedadit performanca e Moratës dhe Asensios bënë që të dy sulmuesit të harrohen. Ish-sulmuesi i Juventusit luajti për 77 minuta në nivele të larta duke i dhënë impulse lojës së Realit.
Ai shkëlqeu në fushë duke e ndihmuar skuadrën si në sulm dhe në mbrojtje. Për të marrë notën 10 atij i mungoi vetëm goli, pasi shënuesit mbajtën emrin e Bale (2 gola) dhe Asensios. Filozofia e zgjedhur nga Zidan i përshtatet Moratës. Reporteri i “Marca”, J.L.Kaldergon, në analizën e tij shprehet i bindur se Morata do të jetë pjesë e trekëndëshit sulmues.
Është e pamundur që t’i zërë vendin Ronaldos, por Karim Benzema me siguri do të ulet në stol. Ky ndryshim do të sjellë trekëndëshin “ABC”. Një tjetër favor për Moratën është edhe fakti që fansat madrilenë, së bashku me presidentin Perez duan sa më shumë lojtarë spanjollë në formacion. Kundër Real Sociedat, Zidani aktivizoi 5 spanjollë në formacionin bazë, Ramos, Morata, Kastilla, Karvahal dhe Asensio.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img