2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Zelensky: E kam thënë shumë herë, Rusia nuk ndalet vetëm në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmit me raketa në një fshat në Poloni në afërsi të kufirit me Ukrainës, nga ku mbetën të vrarë dy persona.

Zelensky tha se ai ka paralajmëruar prej kohësh se veprimet ruse nuk kufizohen vetëm në Ukrainë, shkruan Sky News.

Më tej Zelensky përsëriti mbështetjen e Ukrainës për Poloninë, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga shpërthimi i luftës në 24 shkurt.

Ai s tha se “duhet vepruar” pas “sulmeve raketore ruse në territorin e NATO-s”.

Presidenti ukrainas e përshkroi zhvillimin si një “përshkallëzim të rëndësishëm”.

“Sa më shumë që Rusia të ndihet e pandëshkueshme, aq më shumë kërcënime do të ketë për këdo që mund të arrijë nga raketat ruse. Të lëshojë raketa në territorin e NATO-s! Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive! Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë,” thotë Zelensky.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img