-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Vitia për helmimin e 110 personave në Malishevë: Po e hetojmë shkakun e helmimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar për herë të parë pas helmimit të 110 personave në një lokal të përgatitjes të ushqimit të shpejtë “Apetit” në Malishevë.

Vitia ka njoftuar se i ka vizituar disa nga të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK për të cilët tha se janë në gjendje stabile.

Ai shtoi se në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.

Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile.

Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit.

Ndryshe, deri tani është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pronari i lokalit, Kujtim Shala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img