E ndërsa tash, është kompania ‘On Air Fm’ ajo që ka ngritur padi për ‘Stupcat group’ me arsyetimin që këta të fundit kanë shkelur kontratën. Ata kanë kërkuar 120 mijë euro dëmshpërblim nga “Stupcat”.
Lajmi.net ka kontaktuar Vedat Bajramin, një nga pronarët e ‘Stupcat group’ i cili ka komentuar padinë që iu është bërë.
“Kjo është një lojë e Drilon Qehajës dhe Jehona Sopit, pasi ne i kemi paditur, ata po bëjnë lojë mbrojtje-sulm, duke ngritur padi ndaj neve, gjë që është e palogjikshme pasi që nuk e di si mund të ngrihet padi ndaj dikujt që ka bërë padi më herët për atë kompani” ka thënë ai.
Po ashtu, Vedati ka thënë se është Prokuroria dhe Gjykata janë ata të cilët do të vendosin se kush ka të drejtë dhe kjo do bëhet duke u bazuar në faktet dhe argumentet e ofruara.
Kujtojmë se sa i përket padisë së ‘Stupcave’ ndaj ‘On Air Fm’, nesër në emisionin ‘Mirage’ të lajmi.net, grupi i humorit Stupcat do vijnë me një intervistë ekskluzive ku do të sqarojnë edhe detaje tjera për këtë çështje.