Site icon PrishtinaPress

Reagon Turqia dënon sulmin në Zubin Potok/ Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo lloj ndihme

Pas sulmit të djeshëm në Zubin Potok, ka reaguar edhe ministria e jashtme turke, raporton PrishtinaPress.

Ne dënojmë me forcë sulmin e djeshëm (29 nëntor) ndaj kanalit të ujit në Zubin Potok, në veri të Kosovës, i cili ka rëndësi kritike për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Kosovës.

Shpresojmë që ata që e kryen këtë sulm të identifikohen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë.

Me këtë rast, shprehim mbështetje të plotë për Kosovën dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo lloj ndihme nëse është e nevojshme.

Ftojmë të gjitha palët në rajon të veprojnë me maturi për të parandaluar çdo eskalim të mundshëm, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme turke.

Exit mobile version