1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Thaçi, fajëson të zgjedhurit që po “rrezikojnë interesat shtetërore”

Pas heqjes nga rendi i ditës të projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë.
Ky hezitim nga njerëzit e zgjedhur rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img