1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Shpend Ahmeti: Mos keqinformoni, kjo është e vërteta për nesër

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar sërish masat që i ka ndërmarrë komuna bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ahmeti në dy pika ka përmbledhur planin e këtyre institucioneve.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Dëgjova shumë interpretime të masave qe Komuna do ti ndërmerr. Po e qartësoj pak e në ora 14:00 do te jepen edhe më shumë detaje.

  1. Do të ndalohet qarkullimi për makina në rrugë të qendrës gjatë ditës përveç transportit publik i cili do të jetë FALAS. (Pra nuk bëhet fjale për tabela, këto komuna e ato komuna) e as per hymje të qytetit.
  1. Do të ndalohet shitja e Thëngjillit dhe do të ndalohet përdorimi nga bizneset nëpër lagje e që janë ndotës të mëdhenj. Kjo është fazë emergjente dhe në momentin e stabilizimit të situatës hiqen këto masa. Shëndeti është primar dhe këto janë masat afatshkurte që mundet me i ndërmarr komuna. Tjerat janë kompetencë e nivelit qendror. Ju falenderojmë për mirëkuptim!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img