3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Reagon shkolla në Shtime pasi u tha se u përjashtua nxënësja me shami

Shkolla mesme të ulët ‘Emin Duraku’ në Shtime ka reaguar pas lajmeve se nxënësja e kësaj shkolle u përjashtua për shkak se barte shami.

Sipas tyre kjo nuk është e vërtetë dhe se Sara Bungu nuk është suspenduar dhe as përjashtuar.

Në reagimin në “Facebook”, thuhet se nxënësja të mërkurën ka shkuar për herë të parë në shkollë me uniformë fetare.

Për rastin në fjalë kemi  të bëjmë me një fëmijë me moshë jo më të madhe se 14-15 vjeç si dhe me faktin se nxënësi për herë të parë ka ardhur në shkollë me uniformë fetare të mërkurën (5 prill 2023). Duke qenë se është fëmijë dhe mosha e saj nuk është e mjaftueshme sa të vendosë vet drejt për veten e saj, kemi kontaktuar prindin (5 prill 2023) për të parë nëse një veprim i tillë është bërë nga ndonjë trysni nga jashtë.  Në bashkëbisedim me ta çështja ka kaluar te familja”, thuhet në njoftim.

E shkrimi i vëllait të Sarës, Shkëlqimit, nga shkolla po cilësohet si dashakeq.

Mbrëmë vëllai i nxënëses, Sara Bungu tha se motra e tij është përjashtuar nga kjo shkollë pasi kishte mbulesë.

AIi tha se ka tentuar që të bisedojë me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Shtimes si dhe drejtorin e shkollës, Rexhep Hasani, por sipas tij ata janë duke këmbëngulur që përjashtimi të vazhdoj në heshtje deri që Sara të largoj mbulesë.

Pas tentimeve dhe bisedimeve me drejtorinë e arsimit ne komunën e Shtimes drejtori i shkollës fillore e mesme e ulet – Rexhep Hasani , këmbëngul me kokëfortësi qe përjashtimi te vazhdoje ne heshtje deri ne momentin qe nxënësja te ndërroj mendje dhe ta largon mbulesën, pre arsye te udhëzimit administrativ“, tha ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img