0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Shkëlzen Gashi: Unë jam presidenti i Vëllaznimit, ku shkuan 55 mijë eurot e komunës?

Situatë tejet delikate është krijuar te skuadra me traditë, Vëllaznimi i Gjakovës, vetëm pak xhiro para përfundimit të sezonit në Vala Superligën e Kosovës.

Agim Cana, i cili e mori në duar klubin nga Gjakova, së bashku me kryesinë e klubit sot ka marr vendim që ta shkarkojë trajnerin, Arsim Gojani, shkruan IndeksOnline.

Për këtë situatë ka reaguar, Shkëlzen Gashi, i cili thotë se ende ka epitetin e presidentit dhe akuzon Canën për 55 mijë euro të “zhdukura”.

“Unë ja kam besuar klubin Agim Canës, por jo dorëheqjen, sepse unë kam investu shumë, e ai as edhe një cent, përveç nga komuna. Kjo nuk është në rregull; Cana, Kreshnik Vula dhe Blerim Vula do të përgjigjen për të hollat e komunës së Gjakovës”, ka thënë Gashi për IndeksOnline.

“Unë jam marr vesh me Canën, që ai vetëm ka për ta bërë organizimin, e unë mos me ju përzi. As rrogat nuk i ka transferu përmes bankës, e kjo ka ndiku që tash mos me u kualifikua në Europian. Klubin e kam lënë me 25 pikë, e ata veç 10 pikë kanë arritur me i marr. Nuk më intereson Kupa, më intereson që Vëllaznimi me mbet në Ligë”, shtoi presidenti.

Përveç 55 mijë eurot, Gashi e akuzon kryesinë e tanishme edhe për 10 mijë eurot e familjes Xhaka dhe 10 mijë eurot nga televizioni.

Vëllaznimi pas barazimit pa gola (0 me 0) ndaj Besës së Pejës, tani e ka të vështirë t’i ikë barazhit, pasi qëndron në pozitën e 9’të me 36 pikë. Kujtojmë që skuadra e Vëllaznimit ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës, ku do të luajë me Prishtinën./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img