Site icon PrishtinaPress

Reagon Shchneeberger: ETIAS, arsyetim i ri i BE-së për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës për vizat

Pas kushtëzimit të Kosovës me ETIAS, për liberalizmin e vizave, ka reaguar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.

Shchneeberger, përmes një një postim në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se BE po gjen vazhdimisht arsyetime të reja për vizat.

“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është #ETIAS ai që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Shchneeberger muaj më parë kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online, ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën./Prishtinapress/

 

 

Exit mobile version