Site icon PrishtinaPress

Reagon SBASHK: Kurti në Podujevë dhe një numër i vogël prindërish po tentojnë ta thyejnë grevën

Nga Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut u kanë bërë thirrje prindërve që të heqin dorë nga metoda ta thyejnë grevën e mësimdhënsëve duke i dërguar nxënësit në shkollë, duke u thënë se në këtë formë s’do të ndërpritet greva.

Përmes një reagimi drejtuar mediave, SBASHK ka thënë se presionet janë të vazhdueshme në disa komuna për ta ndërprerë grevën, duke përmendur vizitën e Kryeministrit Albin Kurti në një shkollë në Podujevë.

“Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore.

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut është duke i përcjell me vëmendje dezinformatat nga kushdo qoftë, të cilat kanë qëllimin e vetëm përçarjen e anëtarësisë sonë. Të gjitha këto do ti paraqesim pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në reagim.

SBASHK ka thënë se “është duke i përcjell me vëmendje dezinformatat nga kushdo qoftë” dhe se do t’i paraqesin pranë organeve të drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut, ua përcjell në vazhdimësi tani e 13 ditë rrjedhën e grevës në institucionet arsimore ku ka vërejtur se ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të SBASHK-ut z.Jasharaj, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë me postime të rrejshme, pastaj përgatitja e tentim sulmit fizik gjatë vizitës së tij që u bëri grevistëve.

Presionet janë të vazhdueshme edhe nëpër disa komuna, shkolla dhe çerdhe, si nga ana e Qeverisë – rasti i djeshëm i vizitës së Kryeministrit Kurti në Podujevë, ashtu edhe nga një numër i vogël i prindërve me fëmijët e tyre (nxënësit) që tentojnë ta thyejnë grevën.

Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore.

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut është duke i përcjell me vëmendje dezinformatat nga kushdo qoftë, të cilat kanë qëllimin e vetëm përçarjen e anëtarësisë sonë. Të gjitha këto do ti paraqesim pranë organeve të drejtësisë.

Apelojmë te organet e rendit dhe organet tjera që me vëmendje ti përcjellin rastet si ai i djeshmi ndaj kryetarit Jasharaj dhe tentuesit e prishjes se rendit ti vejmë para organeve të drejtësisë, po ashtu edhe nxitësit të cilët me dezinformata të ndryshme nxisin këto sulme.

Prishtinë, 06.09.2022

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-u

/Prishtinapress/   

Exit mobile version