Serbia është nën presion të madh për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ka pohuar këtë mëngjes një zëdhënës i Kremlinit.
Kjo deklaratë vjen pasi një ministër serb tha se Serbia duhet t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Serbia ka dënuar në mënyrë të përsëritur pushtimin e Ukrainës në Kombet e Bashkuara – por i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur sanksione..
“Një pozicion i çuditshëm: Amerika ushtron presion mbi Serbinë dhe ministri serb bën thirrje për një veprim kundër Rusisë”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
Rade Basta, ministër i ekonomisë i Serbisë nga Partia Socialiste në pushtet, tha se Beogradi po paguan “një çmim të lartë” për refuzimin e tij për t’iu bashkuar një embargoje ndërkombëtare kundër Rusisë.
“Vendi ynë tashmë po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kjo po bëhet e padurueshme”, tha Basta.
Serbia dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Europian, investitorit dhe partnerit të saj kryesor tregtar.
Megjithatë, ajo varet tërësisht nga importet e gazit nga Rusia.