1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Richard Grenell pasi ShBA-ja s’e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracisë

Ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar për mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në Uashington të organizuar nga presidenti Biden.

Grenell ka shkruar se Biden po e përbuzë Kosovën dhe Serbinë duke luajtur loja politike në Ballkan për dallim nga ish-presidenti Trump që sipas tij ka shtyrë përpara krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik.

“Bideni i shpërfill Kosovën e Serbinë. Ai është kthyer prapa për të luajtur me politikë në rajon. Trumpi kujdeset thellësisht për popullin e Ballkanit. Ai i refuzoi lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj, bëri shtytje për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Vende pune, jo politikë”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img