Ramush Haradinaj ka thënë se beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së. Lideri i AAK-së ka deklaruar se beson në pafajësinë e Thaçit e Veselit, dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë.
“Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë” shkruan Haradinaj në reagim.