Site icon PrishtinaPress

Reagon Presidenti: Thirrjet e Albin Kurtit për luftë janë qesharake, absurde dhe të rrezikshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka kujtuar Albin Kurtiti se lufta në Kosovë ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë. Thotë se ky i fundit e ka humbur arsyen.  Në një deklaratë ekskluzive për Gazetën Express, Thaçi ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e Kurtit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një reagim ekskluziv për Gazetën Express ka komentuar deklarimet e fundit të liderit të VV’së Albin Kurti. Thaçi ka theksuar se shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.
“Për më tepër, liria dhe pavarësia e Kosovës i ka dhënë fund luftërave të përgjakshme të shekullit të kaluar”, ka thënë Thaçi për Express.
Por, si gjithmonë, sipas presidentit Thaçi, ka akterë të ndryshëm të cilët nuk përshtatën dhe nuk e pranojnë paqen dhe bashkëpunimin për arsye të ndryshme.
“Fatkeqësisht, zëra të tillë të vetmuar që kanë humbur arsyen ka edhe në Kosovë. Prandaj konsideroj se pretendimet dhe thirrjet e tyre për luftë dhe konflikt aq sa janë qesharake, absurde, ato janë të rrezikshme dhe të papranueshme”.
Thaçi ka ftuar qytetarët e Kosovës, që të mos ndikohen nga deklaratat e Kurtit.
“I ftoj qytetarët e Kosovës që mos të bien pre e deklaratave dhe thirrjeve të tilla luftë nxitëse. Kosova ka institucionet e veta shtetërore që së bashku me NATO-n kujdesen për lirinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës”.
Reagimi i Thaçit vjen pas kësaj thirrje të Kurtit (Kliko)
Exit mobile version