Site icon PrishtinaPress

Reagon Presidenca: Me ligjin për protokoll, Zotëria i Parë ulet pranë presidentit

Në Kosovë të mërkurën u mbajt ceremonia e Parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë dhe Policisë së Kosovë. Liderë të vendit e aleatë u panë të ulur në rreshtin e parë. Megjithatë, Ramush Haradinaj, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pa në rreshtin e parafundit.

Kjo ka shkaktuar reagime në rrjete sociale, ku Haradinaj, vërehet të jetë i ulur prapa shumë figurave të tjera.

Gazetari Lavdim Hamid, si dhe disa të tjerë kanë përmendur faktin se Zotëriu i parë Prindon Sadriu ishte i ulur në rreshtin e parë.

Por nga Presidenca kanë reaguar duke thënë se në bazë të Ligjit për protokollin e Shtetit sikurse në vende të tjera edhe në Kosovë, Zotëriu i parë e ka vendin e caktuar se ku duhet të ulet, e ai vend është pranë Presidentes.

“Me ligjin për protokoll, jo veç në Kosovë, por çdokund në botë, Zotëria i Parë apo Zonja e Parë gjithmonë ulet pranë presidentit apo presidentes.” – thuhet në reagim

Exit mobile version