Site icon PrishtinaPress

Reagon OJQ Iniciativa Qytetare e Skenderaj për shkrimin e gazetarit te Zërit

OJQ Iniciativa Qytetare e Skenderaj përmes një shkrimi ka demantuar publikisht gazetarin Kajtaz Gecaj për shkrimin e titulluar “Sivjet Komuna e Skenderajt pagoi 4 portale, asnjëri lokal, raporton gazeta online veriu.info.

IQS ka mohuar kategorikisht pohimet se drejtori i saj Milazim Mustafaj është prononcuar për Gazetën “Zëri” më një qëndrim të tillë karshi OJQ “Skenderaj Live”, Qendrës Rinore Publike apo edhe menaxherit të saj Arben Veliu, se gjoja Veliu nuk mund të jetë edhe menaxher i qendrës pasi është edhe zyrtar komuna.

IQS reagon në mënyrë demonstrative ndaj këtij artikulli të gazetarit Kajtaz Gecaj i cili ka deformuar qëndrimin zyrtar të drejtorit të organizatës.

Gazetari Kajtaz Gecaj ditë më parë përmes një artikulli ka hedhur akuza ndaj Komunës së Skenderajt për subvencionimin e OJQ-ve, duke pretenduar që ka marrë qëndrimin e Drejtorit të IQS, por që u demantua ashpër nga kjo organizatë duke e zbuluar hapur gënjeshtrën e gazetarit në fjalë. 

IQS ka ftuar Komunën e Skenderajt që të vazhdojë mbeshtëtjen e OJQ-ve në përgjithësi dhe Qendrës Rinore në veçanti. 

Më poshtë reagimi i organiztës IQS:

Exit mobile version