Sali Mustafa së fundmi është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vite burgim.
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar duke shkruar se është e t’merruar nga vendimi i gjykatës në Hagë.
Ndër të tjera, Musliu ka shkruara se Gjykata Speciale po e përdhosë gjakun e sakrificën e popullit.
Postimi i plotë:
E t’merruar nga vendimi I gjykatës në Hagë!!!
Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime.
Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajo kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificën e popullit tim.
Sot edhe pse ndërgjegjen e kam të pastër, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE.
Lavdi e përjetshme luftës së CALIT dhe UÇK-së!/Prishtinapress/