Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar për numrin e prindërve aplikues për tekstet shkollore.
Pas publikimit të këtij numri ai ka thënë se pushteti po e prezanton si sukses dhe ju është drejtuar “A janë more normalë”.
“Pse, çfarë zgjidhje tjetër iu kanë lënë prindërve, përveç aplikimit? Për besë marre me u krenu me këtë send”, ka shkruar Mushkolaj.