4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Ministrja: Edhe nëse miratohen tarifat e propozuara nga ZRRE, çmimi i rrymës në Kosovë më i ulëti në Evropë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë thënë të pavërteta rreth tarifave të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Rizvanolli në një postim në “Facebook”, tha se edhe nëse miratohet propozimi i ZRRE-së, në Kosovë tarifa për konsumatorë shtëpiak mbetet më e ulëta në Evropë.

Ajo ka thënë se janë të pavërteta deklaratat e deputetëve se çmimi i rrymës në Kosovë është i ngjashëm me Italinë.

“Sot në Kuvend u thanë shumë të paverteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia.Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë sot se me tarifat e reja të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, çmimi i rrymës rritet rreth 300%, raporton Gazeta Express. 

Sipas tij, Kosova me tarifat e reja të energjisë elektrike barazohet me Italinë dhe e tejkalon Francën.

“Me tarifën e re, 21-22 cent, Kosova shkon krahas me Italinë. E lë prapa Francën, Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Bullgarinë e vendet tjera”, deklaroi Gashi.

Kritika për rritje të çmimit të energjisë elektrike pati edhe nga partitk e tjera opozitare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img