14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Ministria e Shëndetësisë: QKMF nuk kërkoi asnjëherë furnizim me ilaçet anti-epileptikë (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar sot nga Telegrafi, ku shkruan se QKMF në Prishtinë ka deklaruar se tash e 10 muaj nuk janë furnizuar me ilaçin Fenobarbiton.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë Ministria e Shëndetësisë. Përmes reagimit, kjo ministri ka përcjellë edhe raportin, me të cilin Fatos Aliu me datë 29 korrik 2016 ka bërë porosinë dhe planifikimin nga QKMF-ja.

Mirëpo, Fatos Aliu nga QKMF-ja kishte deklaruar se nuk kanë mundur të bëjnë kërkesë për furnizim me këtë ilaç, pasi që i njëjti medikament nuk është i futur në sistemin SISH, përmes të cilit i bëjnë kërkesat për furnizim.
Më poshtë po jua sjellim reagimin e plotë pa ndërhyrje të Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë për hir të Informimit të drejtë të opinionit dëshiron të sqarojë se terapia antiepileptike (pjesë e së cilës është produkti fenobarbiton me dozë 15 mg dhe 100 mg) i takon kategorisë prioritare në kuptim të sigurimit të furnizimit të vazhduar të pacientëve në nevojë për to.
Deklarimet e sotme në portalin Telegrafi të personave nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë se, sipas tyre, nuk janë furnizuar me fenobarbiton të dozës 15 mg, janë më shumë mbulesë për jo-seriozitetin e tyre në ofrimin e shërbimeve farmaceutike. Kjo për arsye, se i njëjti institucion në planifikimin e tyre të rregullt si dhe kërkesat e tyre të rregullta mujore, nuk ka bërë as planifikim e as porosi për as edhe një dozë të produktit fenobarbiton.
Si dëshmi për këtë gjeni të bashkëngjitur tabelën me datajet për nevojat mujore për të gjithë pacientët në nevojë për barna antiepileptike, përfshirë edhe produktin e lartcekur. (Shihni rubrikën nën G dhe H, ku planifikimi apo porosia e tyre është zero.)
Të bashkëngjitur, për informimin tuaj të drejtë, po ju bashkëngjisim edhe kërkesën zyrtare të QKMF-së për këto produkte bashkë me tabelën që tregon për kërkesë zero të tyre për fenobarbiton.
Përderisa produktet e lartcekura i takojnë Listës Esenciale, arsyetimet se porosia nuk është bërë me paragjykimin se bari nuk është në dispozicion, janë jo-serioze .
Sidoqoftë, shqetësimin e shprehur, MSh do ta trajtojë me seriozitetin më të lartë dhe të njëjtën gjë, do të duhej ta bënte edhe stafi përgjegjës i kësaj qendre, në mënyrë që qytetarit në nevojë t’i ofrohet terapia e nevojshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img