1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Ministria e Financave: Qeveria nuk i ka ndarë 15 milionë euro për të mbuluar shpenzimin e rrymës në veri të Kosovës

Ministria e Financave dhe Transfereve përmes një njoftimi për media, ka reaguar lidhur me disa raportime në media që Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e rrymës në veri të Kosovës.

Lidhur me këto raportime, Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë të ditur se Qeveria nuk i ka ndarë këto mjete.

“Për korrektësi ndaj publikut, Ministria e Financave dhe Transfereve gjatë procesit të draftimit të buxhetit për vitin 2020 është duke shqyrtuar mundësinë e përkrahjes buxhetore të KOSTT-it. Kjo ndarje buxhetore do të siguronte që sistemi elektro-energjetik i Kosovës të mos shkaktoj devijime ndaj sistemit evropian, gjë që është parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, përkatësisht pavarësimin energjetik të Kosovës nga Serbia”, thuhet në reagimin e MFT-së.

Reagimi i plotë:

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton publikun se nuk është i vërtetë lajmi, i cili po qarkullon nëpër disa portale kosovare, rreth ndarjes së shumës prej 15 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për të mbuluar shpenzimin e rrymës në veri të Kosovës.

Për korrektësi ndaj publikut, Ministria e Financave dhe Transfereve gjatë procesit të draftimit të buxhetit për vitin 2020 është duke shqyrtuar mundësinë e përkrahjes buxhetore të KOSTT-it.

Kjo ndarje buxhetore do të siguronte që sistemi elektro-energjetik i Kosovës të mos shkaktoj devijime ndaj sistemit evropian, gjë që është parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, përkatësisht pavarësimin energjetik të Kosovës nga Serbia.

Pavarësimi energjetik i Kosovës do të mundësoj kontrollin e kufijve energjetik të Kosovës (linjat ndërkufitare të transmisionit me vendet fqinje) nga ana e KOSTT, dhe do të mundësonte bashkimin e tregut të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë (duke përfshirë vendosjen në operim të linjës 400kV Kosovë-Shqipëri dhe operimin e bllokut rregullues Kosovë-Shqipëri), gjëra të cilat do të sjellin përfitime financiare për konsumatorët e Kosovës.

Njëherësh, kërkojmë nga portalet që para se të publikojnë lajme, të konsultohen për vërtetësinë e lajmit me Zyrën për Komunikim Publik në Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img