-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon ministri Mehaj pasi Haradinaj tha se ushtrisë i duhen 10 miliardë euro buxhet

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se buxheti për ushtrinë në vitin 2022 është i përcaktuar sipas standardit të përcaktuar nga NATO e që kap vlerën mbi 100 milionë euro. 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet për mbrojtje nga agresorët e mundshëm.

Mehaj, u shpreh se gjatë mandatit aktual ka synim që buxheti për ushtri të arrihet në 2% të Bruto Produktit Vendor.

“Miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milion euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit aktual të arrijmë në 2% , sipas standardit të përcaktuar të NATO-s. Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore”, ka shkruar Mehaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img