Site icon PrishtinaPress

Reagon Kurti për vrasjen e shtatzënës në Gjinekologji ne Prishtinë, Dy engjëj në qiellin e pistë

Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit të Gjinekologjisë. E njëjta dyshohet se është vrarë nga burri i saj.

Dy engjëj në qiellin e pistë, ka shkruar kryeministri Kurti.

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.

Exit mobile version