Site icon PrishtinaPress

Reagon kryeministri Kurti për vrasjen në Ferizaj: E dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet; drejtësia të veprorjë

Vrasja e gruas në Ferizaj nga bashkëshorti i saj ka tronditur vendin. Rasti në fjalë ndodhi brenda ambienteve të Qendrës për Punë Sociale. Për këtë rast ka reaguar tashmë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në një reagim të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri ka shkruar mes tjerash këto fjalë:

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia.” – ka thënë ai.

Kurti ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e viktimës derisa ka kërkuar që “drejtësia të veprojë”.

Statusi i plotë:

Exit mobile version