Site icon PrishtinaPress

Reagon kryeministri i Malit të Zi pas rrahjes së tre shtetasve shqiptarë

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se është identifikuar një nga sulmuesit e shtetasve shqiptarë në Kotorr dhe se po punohet për arrestimin e tij.

Në një postim në platformën X, kryeministri malazez ka shkruar se “i vjen thellësisht keq për ngjarjet e sotme që pësuan të ftuarit nga Shqipëria në Kotorr”.

“Kam keqardhje të thellë për ngjarjet e sotme që u ndodhën të ftuarve tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen. Ata e meritojnë. Është identifikuar një sulmues dhe ne po punojmë për arrestimin e tij. Së shpejti do të dihen të gjitha informacionet edhe për të tjerët”, tha Spajiq.

Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot rreth orës 13:30 në Kotorr, ku siç pretendon partia e Mehmed Zenkës, janë rrahur tre shtetas shqiptarë.

Exit mobile version