-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Krasniqi pas pranimit të planit franko-gjerman nga Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Kurti se e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman.

Ai ka thënë se Kryeministri Kurti e pranoi këtë propozim pa treguar asnjëherë për qytetarët se çka përmban ai propozim.

“Ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë. Ku mbetën kushtet e tij? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë?”, ka thënë Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Në fund, ai ka shtuar se PDK i ka bërë të qarta kohë më parë pesë shtyllat që i presin nga marrëveshja potenciale me Serbinë.

“Gjithçka më pak është humbje e madhe për Kosovën, për të cilën, përgjegjës i vetëm do të jetë Albin Kurti”, ka thënë Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img