-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Krasniqi: Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas arritjes së pajtueshmërisë mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Ohër, duke thënë se në më pak se tri javë, kryeministri Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte.

Me 27 shkurt, në Bruksel, Kryeministri Kurti e pranoi propozimin evropian. Dje, me 18 mars, ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi tha se kjo marrëveshje nuk i arrin qëllimet shtetërore të Kosovës dhe se brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë.

Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qyetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, deklaroi ai.

“Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”, përfundoi Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img