0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Reagon komuna e Skenderaj: Manipulantët po shpifin, kryetari Bekim Jashari ka shpenzuar vetëm nga 7 euro në ditë

Komuna e Skenderajt ka reaguar ndaj një shkrimi në lidhje me shpenzimet komunale për dreka.

Në reagim bëhet e ditur se kryetari Bekim Jashari ka harxhuar vetëm nga 7.26 euro në ditë gjatë jashtë mujorit të parë

Ja reagimi i plotë i komunës së Skenderajt:

Reagim ndaj shpifjeve të manipulantëve

Për hir të transparencës dhe llogaridhënies, dua të njoftoj secilin qytetarë të komunës së Skenderajt dhe opinion e gjerë publik, me shpenzimet e buxhetit për 6 muajt e parë të vitit, një pasqyrë krejt ndryshe dhe reale ndaj raportimeve të disa mediave të shtyrë nga disa manipulantë.

Në raportin zyrtar, i cili është paraqitur në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Skenderajt, para të gjithë të pranishmëve, shoqërisë civile, OSBE-së dhe të tjerëve, të mbajtur të hënën, fillimisht i këmi bërë publike në mënyrë transparente të gjitha shpenzimet që ka bërë Zyra e Kryetarit, por edhe shpenzimet tjera të drejtorive komunale, të cilat për 6 muajit e parë të këtij viti kanë qenë, si vijon:

Pagesa të borxheve të qeverisjes së kaluar vetëm të zyrës së ish-kryetarit janë 684 euro, nga 4,280 euro borxhe të bartura nga qeverisja e kaluar.

Ndërkaq, pagesa të zyrës së kryetarit Jashari për këtë 6 muaj, për pritje të mysafirëve dhe delegacioneve, pije dhe dreka 1,083.60 euro dhe 225.30 dreka zyrtare, (gjithsej 1,308.30), që për 180 ditë mesatarisht i bie 7.26 euro/ditë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, brenda ditës pret dhe takon me dhjetëra delegacione dhe mysafirë të nivele të ndryshme, dhe për këto aktivitete mesastarisht ka shpenzuar 7.26 euro në ditë, dhe besojmë që janë shpenzimet më të ulëta të çdo zyrtari  të lartë instituciocnal në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, ju bëj dije raportin e shpenzimit të buxhetit për dreka zyrtare, për 6 mujorin e parë, për të gjitha 9 drejtoritë komunale, të gjitha aktivitetet sportive, kulturore, arsimore dhe të tjera, përfshirë edhe Zyrën e Kryetarit, e që janë 10,164.30 Euro.

Kjo i bie që mesatarisht 54 euro në ditë janë shpenzime për të gjitha aktivitetet e të gjitha drejtorive komunale për kategorinë dreka zyrtare, krahasuar me qeverisjen e  kaluar që ka shpenzuar 33,964.00 mijë euro brenda vitit 2017, apo mesatarisht 93.05 euro në ditë.

Reduktimet e shpenzimeve të komunën e Skenderajt për dreka zyrtare, që prej ardhjes së kryetarit Jashari në raport me qeverisjen e kaluar, janë për 60 % më të ulëta.

Kryetari Jashari do të vazhdojë të qeveris në mënyrë transparente, llogaridhnëse dhe me duar të pastërta, i fokusuar në zhvillim ekonomik, ngritje të cilësisë së arsimit, shëndetësisë, ku qyetari në mënyrë aktive do të jetë pjesë e qeverisjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img