9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Reagon KMLDNj për shtrenjtimin e rrymës”: ZRrE-plaqkitës të paskrupullt”

Pasi që ZRrE mori vendim që tarifat e reja të energjisë elektrike të jenë më të shtrenjta për mbi 15 përqind, sot Këshilli për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar duke i quajtur ZRrE-në plaqkitës.

Në reagimin e saj, KMDLNj përveç se ka kritikuar rritjen e çmimit të rrymës, ajo ka ngritur një paralele edhe mbi faktin se qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë rrymën më shtrenjtë përderisa qytetarët serb në vend janë të privilegjuar.

“ZRrE dje mori vendim që faturat e rrymës vetëm për shqiptarë dhe joserbë të rriten afërsisht 15,4 përqind që ishte më shumë se 2.5 përqind nga kërkesa fillestare për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Natyrisht se kjo rritje nuk i prekë as edhe për një cent të vetëm serbët të cilët, që nga përfundimi i luftës asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, ujin, mbeturinat dhe shërbimet tjera në ndërkohë që kanë punuar për interese të Serbisë dhe kundër institucioneve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Akuza janë ngritur edhe mbi atë se ZRrE nuk ka qenë asnjëherë në mbrojtjë të interesave të qytetarëve.

“ZRrE, kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë në mbrojtje të interesit të qytetarëve por gjithmonë sikur edhe tani është në mbrojtje të interesit të operatorëve si dhe serbëve që nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar.”

Në komunikatë theksohet se është mashtrim i opinionit arsyetimi i tyre se nëse nuk do të kishte rritje të çmimit për rrymën e shpenzuar për shqiptarët dhe joserbët, atëherë do të kishte reduktim, pasi që sipas tyre me përmirësimin e kohës, kërkesa për rrymë bie dhe nuk rritet.

KMDLNj po ashtu lë në faj edhe qytetarët e Kosovës duke shtuar se përveç kundërshtimeve verbale të çastit, me asgjë nuk e kundërshtojnë këtë diskriminim sikur që e bëjnë në Francë dhe Gjermani ku, cilësia e jetës është në nivel shumë më të lartë se në Kosovë.

“Sot, të drejtat e njeriut e kanë humbur kuptimin në Kosovë, ato janë vetëm në letër!”, përmbyllet komunikata e KMDLNj-së./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img