7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Reagon KMDLNj: Refuzimi i shërbimit të pjesëtarëve të komuniteteve në lokale, racizëm i kulluar

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas postimit të ministrit Elbert Krasniqi, se një lokal në Gjakovë nuk iu ka shërbyer disa pjesëtarëve të komuniteteve.

KMDLNj e ka quajtur ‘racizëm të kulluar’ rastin në fjalë.

Po ashtu, KMDLNj ka ftuar policinë të fillojë hetimet lidhur me këtë rast dhe në rast se sigurohen prova, të merren masa ligjore ndaj atyre që kanë refuzuar t’iu shërbejnë komuniteteve.

“Refuzimi i shërbimit të pjesëtarëve të komuniteteve në lokale, racizëm i kulluar! Sipas një informate të postuar nga ministri Engelbert Krasniqi , disa lokale gastronomike në Gjakovë paskan refuzuar t’i shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve dhe , për këtë arsye ministri Krasniqi ka propozuar që të bojkotohen këto lokale nga qytetarët tjerë . KMDLNj nuk ka informata të verifikuara që e mbështesin këtë deklaratë të ministrit Krasniqi prandaj thërret Policinë e Kosovës që, mbështetur në deklaratën publike të një zyrtari të lartë institucional, të fillojë hetimet pas së cilave , nëse sigurohen prova , do të merreshin masa ligjore ndaj atyre që , duke refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve bëjnë shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në reagim.

KMDLNj thotë se nëse pohimet e ministrit Krasniqi vërtetohen nga policia, këto raste mund të konsiderohen si diskriminime në baza racore.

“Nëse pohimet publike të ministrit Krasniqi vërtetohen nga Policia e Kosovës atëherë këto raste mund të cilësohen si racizëm i kulluar apo diskriminim në baza raciale . Për fat të mirë , në Kosovë , përkundër shumë vështirësive dhe problemeve , kryesisht për shkak të situatës së rëndë ekonomike , pikërisht pjesëtarët e komuniteteve , sidomos të komunitetit romë , egjiptas dhe ashkalinj kanë mbetur pa arsimim të nevojshëm prandaj edhe shkalla e papunësisë te këto komunitete është më e larta në Kosovë mirëpo nuk ka pasur diskriminim në baza raciale. Edhe qasja në shërbime publike ka qenë më e vështirësuar”, thuhet në reagim.

Ndryshe, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të dielën ka shkruar në Facebook se një lokal në Gjakovë nuk iu ka shërbyer pjesëtarëve të komuniteteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img