Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit për Veriun e Mitrovicës, për të cilën u tha se është karantinuar me direktivat e Serbisë.
Advertisement
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, tha se Thaçit, Mustafës e Veselit, tani u paska ra në mend veriu i vendit tonë ani pse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç.
“ Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë. Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë anipse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç por sërish për pazare bashkë”, tha ministrja në detyrë.
Ndërkaq, ka thënë se ministrat Vitia dhe Sveçla sot i demantuan deklaratat e tyre që kanë për qëllim të mjegullojnë e të vënë në panik qytetarët.
“Në këtë kohë pandemie është e pafalshme çfarë po bëjnë këta. Por mesazhin e qytetarëve e kanë marrë, askush s’ju beson më”, ka shkruar Haxhiu.
PostAdss