1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Haxhiu pas lirimit të tre policëve kosovarë nga Serbia

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të mirë lirimin e tre policëve kosovarë nga Serbia.

Sipas Haxhiut, kindapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë.

Tutje, Haxhiu ka kërkuar që ndërkombtarët të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe.

Kujtojmë se policët janë arrestuar 12 ditë më parë brenda territorit të Kosovës.

Zeka, Sefi dhe Mustafa u rrëmbyen nga Njësia Speciale serbe në mënyrë të orkestruar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se policët kufitarë u rrëmbyen brenda kufijve të Kosovës, derisa po kryenin punën e tyre.

Nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se policët u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit, sipas tij në territorin serb.

Lirimi i tyre vjen pas kërkesës së SHBA-së dhe BE-së për lirimin pa kushte të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img