Site icon PrishtinaPress

Reagon Haradinaj: Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mohuar të gjithë zërat se do të jetë kandidat për president të Shqipërisë. Madje, ai ka thënë se “kjo një shpifje ordinere dhe e ulët” që po bëhet nga, siç i ka quajtur ai, gazetarët e shitur dhe mercenarët e mediave në Tiranë.

Kreui i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sqaruar duke thënë se nuk do të kandidoj për president të Shqipërisë.

Haradinaj ka vlerësuar se raportimet e mediave që ai do të jetë kandidat për këtë post janë të ulëta.

“Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë

Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.

Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!

Exit mobile version