9.1 C
Pristina
Monday, March 31, 2025

Buy now

spot_img

Reagon Haradinaj: Mospagesa e policëve, skandal që dëmton sigurinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vonesave në pagesën e orëve shtesë dhe ndërrimeve të natës për policët.

Ai e cilësoi këtë një skandal alarmant dhe kritikoi institucionet për, siç tha ai, neglizhencën ndaj vijës së parë të sigurisë.

“Mashtruesit që nuk ndalen së thirruri në emër të sigurisë, po bëjnë gjithçka që munden ta shkatërrojnë pikërisht këtë sektor. Vija e parë e sigurisë, policia jonë e jashtëzakonshme, nuk merr as atë që i takon minimalisht.” – ka shkruar ai.

Haradinaj tha se, në vend që të dyfishohen pagat për policët, ata nuk po marrin as kompensimin minimal për punën e kryer.

Ai theksoi se një trajtim i tillë dëmton sektorin e sigurisë dhe u shkon për shtat vetëm atyre që nuk e duan Kosovën.

“Këta, në vend që t’ua dyfishojnë pagat kësaj kategorie esenciale të qenësisë dhe sigurisë së Kosovës, nuk ua paguajnë as orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës. Këto skandale janë alarmante dhe i shkojnë për shtat vetëm atyre që janë armiq të Kosovës. Nuk kemi polici për t’i përbuzur.” – ka përfunduar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img