1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Haki Abazi: Nuk protestoj, dua të shoh dorëheqje dhe arrestim të përgjegjësve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar ashpër ndaj institucioneve pas vrasjes së gruas që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se nuk do të protestojë në organizimet e thirrura nga organizata të ndryshme, duke thënë se dëshiron të shohë veprim dhe përgjegjësi.

“A ndryshohet gjendja dhe a shërohet mendja me konferenca nëpër hotele, me organizata joqeveritare qyqare që jetojnë për të marrë një pagë e nuk kanë guximin as dije e as kurajo me ngrit zërin e me kërku veprim e ndryshim. A bëhet ndryshimi me festa ku zyrtarët kalojnë orë të tëra në gosti dhe jo në vende pune?!”, ka thënë Abazi.

Ai ka deklaruar se dëshiron të shoh dorëheqje dhe arrestim të përgjegjësve që i kanë mundësuar kriminelit në fjalë që të marrë jetë.

“Sot nuk dal me protestu sepse sot dua të shoh dorëheqje dhe arrestim të përgjegjësve që me injorancën, me mungesën e respektit për punën, shtetin, ligjin, jetën e njeriut, kanë mundësuar që krimineli të merrë jetë, të vras një grua, një foshnje dhe të nxijë shumë jetë të tjera”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk protestoj dua të shoh veprim dhe përgjegjësi!

A ndryshohet gjendja dhe a shërohet mendja me konferenca nëpër hotele, me organizata joqeveritare qyqare që jetojnë për të marrë një pagë e nuk kanë guximin as dije e as kurajo me ngrit zërin e me kërku veprim e ndryshim. A bëhet ndryshimi me festa ku zyrtarët kalojnë orë të tëra në gosti dhe jo në vende pune?!

Ndërsa për zyrtarin kushdo që është ai apo ajo. Nëse e ke marrë joseriozisht punën, nëse je vonu në punë apo në takim, nëse i ke mbyll sytë para një të keqe, nëse je bërë i shurdhër, nëse ja ke fal gabimin se e ke shok a shoqe, familjar apo bashkëpartiak, mbrëmë është dëshmuar se ke lejuar apo edhe ke qenë në bashkëveprim me krimin dhe ke lejuar që sot të mos marrë më frymë një njeri, një grua dhe të mos lind një fëmijë që nuk i ka faj askujt mbi këtë tokë. Një grua që po lindte një jetë të re është shuar mbrëmë. Nuk ka alarm më të madh se ky për shoqërinë tonë, ky alarm po bie çdo ditë dhe gjithandej, e zyrtarit tymi nuk po i prishet. Sot nuk dal me protestu sepse sot dua të shoh dorëheqje dhe arrestim të përgjegjësve që me injorancën, me mungesën e respektit për punën, shtetin, ligjin, jetën e njeriut, kanë mundësuar që krimineli të merrë jetë, të vras një grua, një foshnje dhe të nxijë shumë jetë të tjera./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img