-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Grenell: Kurti arriti marrëveshjen për të cilën Thaçi kishte rënë dakord vite më parë

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha ‘po’ marrëveshjes që ish-kryeministri Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë.

Tutje ai shpreson se Kurti do të fillojë t’i zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme.

“Kështu që@albinkurti ka rënë dakord për diçka që @HashimThaciRKS ka rënë dakord vite më parë… Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe një herë pranohen – por kësaj radhe Kurti thotë po. Ai po arrin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme”, shkroi Grenell.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img