Ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë pas ngjarjeve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në veri të vendit, e cila tha se këto ngjarje janë një burim për shqetësim të madh.
Në shkrimin e tyre të publikuar në faqen zyrtare në Twitter, Greqia ka thënë se ka pasur “përleshje mes policisë dhe serbëve në veri të Kosovës”.
Krejt këto, sipas tyre janë shkaktuar për shkak të “tentimeve të Prishtinës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave”.
“Përplasjet ndërmjet policisë dhe serbëve etnikë në veri të Kosovës, të shkaktuara nga përpjekjet e Prishtinës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale, janë një burim shqetësimi të madh.” – thuhet në reagimin e tyre.
Clashes between the police and ethnic Serbs in north Kosovo, caused by Pristina’s attempts to forcibly access municipal buildings, are a source of great concern.@CyprusMFA https://t.co/kK5cT2Zu3G
— Theodoros Gotsis (@TheodorosGotsis)May 27, 2023