Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për lirimin nga paraburgimi të ish-policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj zyrave të KKZ-së në veri.
Pas kryeministrit Kurti dhe eksponentëve të Vetëvendosjes, edhe Schwarz sulmon sistemin gjyqësor. Sipas saj, edhe ky vendim tregon se “vettingu” është i domosdoshëm.
“Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë”.
“Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare”, ka shkruar ajo, në rrjete sociale.
“Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”./Prishtinapress/